Shfrytëzoi 32-vjeçaren për prostitucion jashtë vendit, pranga të riut

Kronikë e zezë

Shfrytëzoi 32-vjeçaren për prostitucion jashtë vendit, pranga të riut

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 13:26
Foto Ilustrim

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” e “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Uniformat blu arrestuan 28 vjeçarin A.K, banues në Berat pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe.

Në pranga ra edhe A. H., 26 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat