Aksident i trefishtë, një nga makinat përmbyset jashtë rrugës

Kronikë e zezë

Aksident i trefishtë, një nga makinat përmbyset jashtë rrugës

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:21
Ilustrim

Tre makina janë përplasur sot në autostradën Balldre-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ura e Muratit”, ku për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Njëra prej makinave ka përfunduar e përmbysur jashtë rruge, çka lë të kuptosh se përplasja ka qenë e fortë.

Ndërkohë që një prej mjeteve ishte i parkuar, ndërsa ka dyshime se mjeti i përmbysur ka qenë me shpejtësi.

Po punohet për sqarimin e rrethavave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat