Avokati Gjergj Neli ka rënë në pranga e policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi ka kundërshtuar dhe goditur një polic.
Policia bën me dije se avokati dhe bashkëshortja e tij, Shaqe Marinaj, janë konfliktuar me një person tjetër, por në momentin që policia ka shkuar për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, Neli ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzën njërit prej policëve.
Njoftimi i plotë:
Lezhë
Më datën 27.10.2020 rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.
Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.
Shtetasi Gj.N.u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Në vijim të veprimeve nga oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik".