Shtatë të lënduar në një aksident në Podujevë

Kronikë e zezë

Shtatë të lënduar në një aksident në Podujevë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:32
foto ilustrim

Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 27.10.2020 rreth ores 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve, në rr. ZAHIR PAJAZITI në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përderisa njësitet kompetente policore i janë pergjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha.

Ai ka apeluar tek të gjithë drejtuesit që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve dhe të zbatojnë rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat