Emri/ U gjend i pajetë në rrugë, Policia tregon arsyen e vdekjes

Kronikë e zezë

Emri/ U gjend i pajetë në rrugë, Policia tregon arsyen e vdekjes

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 08:28
Ilustrim

Policia e Elbasanit sqaron ngjarjen në lagjen “5 Maji” ku një qytetar u gjend i pajetë në rrugë.

Sipas unfirmave blu, viktima dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa ekspertiza në vendngjarje ka konstatuar se në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

“Në lagjen “5 Maji”, Elbasan,  në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç,  nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak”, thotë Policia në njoftimin e saj.

Ndërkohë, Ora News mëson se viktima është shtetasi i identifikuar si Rasim Sinani.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat