​Dy palestinezë kapen në flagrancë duke vjedhur, sulmojnë policin

Kronikë e zezë

​Dy palestinezë kapen në flagrancë duke vjedhur, sulmojnë policin

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së hënës në Prishtinë janë arrestuar dy shtetas të Palestinës.

Të dy palestinezët janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një shtëpi.

Nga Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh kanë bërë të ditur se njëri nga ta ka sulmuar me skalper policin.

“Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.10.2020-21:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper. Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat