​Goditet për vdekje biçiklisti

Kronikë e zezë

​Goditet për vdekje biçiklisti

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Gjatë së martës në Ferizaj është goditur për vdekje biçiklisti.

I ndjeri derisa ishte duke drejtuar biçikletën në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” është goditur nga një veturë.

Nga policia thonë se shoferi pakujdesia ka goditur biçiklistin.

Ai fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt e më pas u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 27.10.2020-11:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka goditur viktimën mashkull kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat