Vjedhja e rëndë në Fushë- Kosovë, policia ende në kërkim të dy grabitësve

Kronikë e zezë

Vjedhja e rëndë në Fushë- Kosovë, policia ende në kërkim të dy grabitësve

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Derisa po e dorëzonte pazarin e ditës në bankë, një person i panjohur i ka marrë punëtorit të ETC-së çantën e mbushur me para.

Ky rast ka ndodhur të hënën në orën 09 e 20 minuta afër bankës “Raiffaisen” në Fushë-Kosovë.

Media kishte raportuar ekskluzivisht për këtë grabitje, e cila kishte alarmuar policinë e Fushë-Kosovës, të Prishtinës e Obiliqit.

I dyshuari pasi kishte grabitur paratë, kishte hipur në një automjet dhe së bashku me një të dyshuar tjetër kishin ikur në drejtim të fshatit Dardhishtë të Obiliqit.

Policia kishte nisur menjëherë ndjekjen e grabitësve, mirëpo deri tani nuk ka ndonjë informacion për zbulimin e identiteti të të dyshuarve.“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialistë për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Përveç këtij rasti, të hënën janë raportuar edhe dy raste të tjera të vjedhjeve në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat