Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen tri automjete

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen tri automjete

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 20:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Në orët e mbrëmjes së sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht ndërmjet Suharekës dhe fshati Duhël.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.

Nga aksidenti ka edhe të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Zjarrfikësit kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku është dashur edhe intervenimi i tyre.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat