Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 6 persona

Kronikë e zezë

Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 6 persona

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:36
foto ilustrim

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur rreth orës 18:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një kamionet.

“Rreth ores 18:15 në autostraden Ibrahim Rugova në km 36, drejtimi Suharekë-Malishevë, në interval të shkurtër kohor janë shkaktuar dy aksidente trafiku me lendime trupore ku të pefshira kanë qenë 4 automjete : tri vetura dhe një kamionet. Raportohet se në të dy rastet jane të lënduar 6 persona të cilet edhe kanë marr trajtim mjeksor në Prizren. Njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostrades i Policisë së Kosovës është marr me rastet dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat