Sulmohet me bombë një lokal nate në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Kronikë e zezë

Sulmohet me bombë një lokal nate në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 06:04
Policia

Mbrëmë është sulmuar me bombë, një lokal nate në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë treguar për Gazetën se bëhet fjalë për lokalin e natës “Shqiponja” i njohur edhe si striptiz bar, i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Rasti i këtij sulmi është duke u trajtuar nga Policia e Graçanicës dhe Njësia e Krimeve të Rënda. Nga informacionet e para mësohet se një person i dyshuar për kryerjen e këtij sulmi, është arrestuar nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat