Prizren: Dy persona e ndjekin hajnin që u kishte hyrë në shtëpi, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Prizren: Dy persona e ndjekin hajnin që u kishte hyrë në shtëpi, arrestohen nga policia

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 09:24
Ilustrim

Dje rreth orës 18:00, në rrugën “Kolë Jakova” në Prizren dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit e kanë ndjekur personin i cili dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë e tyre për të vjedhur.

Arsyeja se pse këta persona janë arrestuar është për shkak se gjatë ikjes, personi që dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur, ka rënë nga një shtëpi e cila ishte duke u ndërtuar dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Bëhet e ditur se i dyshuari për vjedhje është dërguar për tretman mjekësor, kurse dy personat e tjerë që dyshohet se shtëpia e tyre ishte cak i vjedhjes janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat