Arrestohet për rrahje një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet për rrahje një person në Mitrovicë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Në orët e paradites së sotme në  Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’ .

Sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor.

 Lidhur  me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme  hetimore, me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, të gjitha veprimet  e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet  si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuarit i është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat