Gjilan-Shpërndante produkte ushqimore me afat të skaduar, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Gjilan-Shpërndante produkte ushqimore me afat të skaduar, ndalohet për 48 orë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Gjilanit ka njoftuar se ka pranuar një informatë se një  një depo ushqimore që gjendet në rrugën “Beqir Musliu” këtu në Gjilan, i dyshimti pronari  i saj posedon dhe shpërndan artikuj ushqimor nëpër qendra tregtare dhe në shitoret me pakicë në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë.

Dyshimi ishte bazuar në faktin se produktet ushqimore që shpërndaheshin nga i dyshuari, dyshohej se ishin me afat të skaduar dhe se i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit të artikujve të ndryshëm.

E në lidhje me rastin,  policia ka bërë të ditur se  pas intervistimit dhe fakteve të prezantuara, prokurori i shtetit ka nxjerr Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit  në afat për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

“Prodhim dhe vënje në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor, Neni 261 të KPRK”

Me 29 Tetor  2020, Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion që vepron në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar një Informatë se një depo ushqimore që gjendet në rrugën “Beqir Musliu” këtu në Gjilan, i dyshimti pronari  i saj posedon dhe shpërndan artikuj ushqimor nëpër qendra tregtare dhe në shitoret me pakicë në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë.

Dyshimi ishte bazuar në faktin se produktet ushqimore që shpërndaheshin nga i dyshuari, dyshohej se ishin me afat të skaduar dhe se i njëjti ka ndërhyrë në afatin e skadimit të artikujve të ndryshëm.

Policia e Kosovës njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion  me leje të prokurorit  kanë bërë një kontroll të detajuar në këtë depo.

Gjatë kontrollit, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e artikujve të dyshuar ushqimor që kanë qenë me afat të skaduar, të cilët artikuj janë konstatuara me  procesverbalin mbi inspektimin nga Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan (Inspektorët e tregut), artikujt janë konfiskuar për asgjësim.

Gjatë kontrollit kanë prezantuar edhe inspektorët e ATK-së, të cilët kanë bërë identifikimin e dokumenteve relevante.

Në lidhje me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit me prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit dhe fakteve të prezantuara, prokurori i shtetit ka nxjerr Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit  në afat për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.

Policia e Kosovës njësitet hetuese janë  në fazën e grumbullimit të dëshmive shtesë që lidhen me rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat