Zani Çaushi kërkon t’i përllogariten vitet e dënimit, Gjykata e Korçës merr vendimin...

Kronikë e zezë

Zani Çaushi kërkon t’i përllogariten vitet e dënimit, Gjykata e Korçës merr vendimin...

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:43
Zani Çaushi

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Korçës seanca ndaj Zani Caushit, ku u vendos që të administrohet e gjithë dosja e tij, për vitet e vuajtjes së dënimit. Do të jetë drejtoria e burgut ajo që do të depozitojë dosjen në Gykatë, ndërsa avokati i tij Arben Lena tha se është shumë shpejt për të folur për lirimin e Çaushit.

“Kemi një dosje komplekse. Me të drejtë gjykata vendosi të administrohet e gjithë dosja  me të gjitha aktet. Duke u administruar kjo dosje në gjykatë atëherë do kemi një ide më të qartë për dosjen e Çaushit. Dmth do kemi një panoramë të pastër të mënyrave si janë marrë vendimet penale. Kemi dy vendime penale. Është një parim i përgjithshëm, i lirisë së individit është themeli bazë. Shteti ka gjykatën prokurorinë policinë dhe gjyqet. Individit nk duhet ti cënohet e drejta.

Nuk kemi përcaktim ku janë shkelur të drejtat. Para disa vitesh institucionet nuk kanë qenë kaq mirë sa janë tani. Lirimi është shumë shpejt ta diskutojmë tani. Duhet të kemi një llogaritje të sakte të vuajtjes së denimit. Nuk kemi të percaktuar juridikisht që ai ka vuajtur dënimin. Kemi kërkuar gjykatës të llogaritet saktë që në dt 27.07.1997. Nëse është e saktë ai e ka përmbushur vuajtjen e dënimit dhe ka të drejtë të kërkojë lirimin”, është shprehur avokati Lena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat