Katër aksidente dje në Prizren, 14 persona të lënduar

Kronikë e zezë

Katër aksidente dje në Prizren, 14 persona të lënduar

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 10:49

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur katër aksidente me të lënduar në qytetin e Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, tregohet se nga këto aksidente, kanë mbetur të lënduar 14 persona.

Më poshtë keni raportin për katër aksidentet:

Rr. Mursel Osmanaj, Prizren 31.10.2020 – 11:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Fsh. Mushtisht, Prizren 31.10.2020 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 31.10.2020 – 19:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve me targa vendore me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Te rrethi ish-Benaf, Prizren 31.10.2020 – 21:40. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti me ngasës meshkuj Kos. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat