Podujeva, Prizreni, Klina e Gjakova regjistrojnë raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Podujeva, Prizreni, Klina e Gjakova regjistrojnë raste të dhunës në familje

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 09:59
Ilustrim

Vazhdon numri i madh i rasteve të dhunës në familje në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

Podujeva, Prizreni, Klina e Gjakova janë vendet që raportohet nga policia që kanë pasur raste të ndryshme të dhunës.

Njoftimi i plotë:

Podujevë 01.11.2020 – 09:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 01.11.2020-18:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se  i dyshuari mashkull e ka kanosur viktimën. I dyshuari nuk është hasur në shtëpi pasi që ishte larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.

Klinë 30.10.2020 – 11:30. Viktima femër kosovare ka informuar se  është duke u ngacmuar dhe shqetësuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 01.11.2020-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar fizikisht viktimën  femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është strehuar në shtëpinë e sigurt me njërin fëmijë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat