Rrihen dy vëllezër në Han të Elezit, shkak fillimi i ndërtimit të një shtëpie të re

Kronikë e zezë

Rrihen dy vëllezër në Han të Elezit, shkak fillimi i ndërtimit të një shtëpie të re

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Policia njofton për një rast të dhunës në familje në Han të Elezit, vëllai ka sulmuar më shkop druri vëllain e tij, pasi ky i fundit ka qenë duke e përgatitur vendin për fillimin e një shtëpie të re.

Motivi i ngjarjes është kontesti pronësor mes dy palëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE/Hani Elezit 07.11.2020-15:00.

Derisa viktima mashkull Kos.kishte qenë  duke e përgatitur  në  oborrin e tij  vendin për  ta filluar një  shtëpi të  re për ndërtim, aty kishte shkuar vëllai i tij i dyshuari m/Kos.i cili me një  shkop të  drurit e kishte sulmuar viktimën.

Nuk raportohet për  të  lënduar. Motivi i incidentit dyshohet të jetë konteksti pronësor ndërmjet palëve. I dyshuari është  arrestuar, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat