Detaje të reja për shpërthimin e zjarrit te Qendra për Mbajtjen e të Huajve në Prishtinë

Kronikë e zezë

Detaje të reja për shpërthimin e zjarrit te Qendra për Mbajtjen e të Huajve në Prishtinë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 10:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dje në fshatin Vranidoll të Prishtinës në objektin ku strehohen refugjatët ka shpërthyer zjarri.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë më shumë informacione rreth këtij rasti ku thonë se është arrestuar shtetasi i huaj i cili derisa ishte duke qëndruar aty i ka vënë zjarrin disa mbulesave të dhomës me ç‘rast zjarri ka përfshirë një pjesë të objektit.

Pas kësaj, njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz pasi që i tërë stafi janë evokuar me kohë.

Ndërsa ne vendim të prokurorit i dyshuari shtetas i huaj është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat