Sherr mes familjarëve për shkak të pronës, burri godet me mjet të fortë gruan e axhës

Kronikë e zezë

Sherr mes familjarëve për shkak të pronës, burri godet me mjet të fortë gruan e axhës

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 11:34
Gjilani

Dje rreth orës 14:45 raportohet të ketë ndodhur një incident mes anëtarëve të një familje në Gjilan, për shkak të një kontesti pronësor.

Një person derisa ishte në fjalosje me axhën e tij gjatë hedhjes se një mjeti të  fortë metalik (çelës mekanik) në  drejtim të  tij, ka goditur gruan e axhës, të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Gjilan 07.11.2020-14:45. I dyshuari mashkull Kos.derisa ishte në fjalosje me axhën e tij m/Kos. gjatë  hedhjes se një   mjeti të  fortë metalik (çelës mekanik) në  drejtim të  axhës së  tij , ka goditur gruan e axhës  viktimën  femër Kos.të  cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është  ofruar ndihma mjekësore në  Spitalin e Gjilanit. Motiv i incidentit ishte një  kontest pronësor”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat