Shqiptohen 620 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Kronikë e zezë

Shqiptohen 620 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 08:33
Ilustrim

E shtuna dhe e diela ishte karantinë në shtatë komuna të Kosovës kjo sipas Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Megjithëkëtë, këtë të diele policia ka shqiptuar 620 gjoba për mosrespektim të masave të vendosura ndaj COVID-19.

Derisa vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 730 raste të reja me COVID-19 ndërsa, 11 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat