Përplaset nga makina, ndërron jetë 62-vjeçari në Durrës

Kronikë e zezë

Përplaset nga makina, ndërron jetë 62-vjeçari në Durrës

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 08:36
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në qytetin e Durrësit pak minuta para mesnate.

Siç njofton Policia, rreth orës 23:15, në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar, një automjet ka përplasur për vdekjen njël 62-vjeçari, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar ende, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia e Shtetit: Më datë 08.11.2020, rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat