Aksident trafiku në Shtime, lëndohen tre persona njëri dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Shtime, lëndohen tre persona njëri dërgohet në QKUK

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 08:55
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Carralevë të komunës së Shtimes.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është raportuar se e dyshuara f/k derisa ishte duke drejtuar automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një hendek”, thuhet në raportin policor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat