Masat e reja antiCOVID ulin numrin e aksidenteve në trafik

Kronikë e zezë

Masat e reja antiCOVID ulin numrin e aksidenteve në trafik

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Masat e reja kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit të miratuara nga Qeveria e Kosovës duket se kanë ndikuar që numri i aksidenteve në trafik të ulet ndjeshëm këtë fundjavë që shkoi.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 15 aksidente, prej të cilëve 7 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 8 të tjerë me dëme materiale.

Në raportin e dërguar nga Policia e Kosovës, nuk raportohen aksidente me fatalitet.

Ndërsa, të shtunën në vendin tonë, sipas policisë kanë ndodhur 22 aksidente, 8 prej të cilëve kanë përfunduar me të lënduar.

Krahasuar me ditët e javës, vërehet rënie e dukshme e numrit të aksidenteve, pasi që të premten janë raportuar 34 aksidente, ndërsa ditve të tjera numri i tyre ka shkuar deri në mbi 40.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat