I dyshuari godet policin me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

I dyshuari godet policin me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 09:08
Ilustrim

Një zyrtar policor është goditur nga një veturë mbrëmë rreth orës 21:30 në Prishtinë.

Sipas njoftimit , një person i dyshuar duke mos respektuar urdhërat e zyrtarëve policor, derisa ishin në pikë kontrollit, me veturën e tij në lëvizje ka goditur njërin nga zyrtarët policorë dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e goditjes, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat