E humb kontrollin mbi automjetin dhe përfundon në një hendek, lëndohen 3 persona

Kronikë e zezë

E humb kontrollin mbi automjetin dhe përfundon në një hendek, lëndohen 3 persona

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Dje në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një vetaksident ku janë lënduar tre persona.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës, kështu duke përfunduar në një hendek.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Fshati Carralevë, Shtime  08.11.2020-15:00. Është raportuar se e dyshuara f/k derisa ishte duke drejtuar automjetin e saj nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një hendek. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat