Gjobitet me 400 euro një kompani e ndërtimit në Prishtinë, nuk vendosi masat e sigurisë

Kronikë e zezë

Gjobitet me 400 euro një kompani e ndërtimit në Prishtinë, nuk vendosi masat e sigurisë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kompani e ndërtimit sot është gjobitur me 400 euro nga inspektorët e Komunës së Prishtinës.

Gjoba iu shqiptua meqë në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë obligative.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Masat e sigurisë në vendpunishte, janë obligative!”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat