Vdes një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes një person në Prishtinë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Një person është gjetur i alivanosur në rrugën ” Uran Ajeti ” në lagjen Mati 1.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e personit.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth 15:00, kemi pranar informatën për një person të alivanosur rrugën Uran Ajeti në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend ngjarje ku edhe është konstatuar vdekja e personit”.

Ahmeti tha se janë duke u zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat