Arrestohen dy persona në Gjilan, iu gjetë substancë narkotike e llojit heroinë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Gjilan, iu gjetë substancë narkotike e llojit heroinë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:10
Ilustrim

Janë arrestuar dy persona të dyshimtë në fshatin Kravaricë të komunës së Gjilanit, pasi tek të njëjtit janë gjetur 101.2 gramë substancë narkotik e llojit heroinë.

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mjete për matjen, paketimin dhe përpunimin e substancës narkotike.

Përpos kësaj tek të dyshuarit janë gjetur edhe 120 euro para të gatshme e gjësende të tjera.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat