Prishtinasi i infektuar me koronavirus del të shëtis lirshëm në qytet

Kronikë e zezë

Prishtinasi i infektuar me koronavirus del të shëtis lirshëm në qytet

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:14
Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një qytetar në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte dalë në shëtitje edhe pse ishte i infektuar me koronavirus.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së hënës në rrugën “Tirana”, në Prishtinë, ka ndaluar një qytetar, pasi që i njëjti edhe pse i infektuar me koronavirus, nuk ka respektuar masat e vetizolimit dhe ka dalë të shëtis jashtë shtëpisë së tij.

Pas ndalimit, policia e ka kthyer në shtëpi të dyshuarin dhe është iniciuar rasti si më lart.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat