​Nuk e ndalen ndërtimin pa leje, arrestohen dy persona në Klinë

Kronikë e zezë

​Nuk e ndalen ndërtimin pa leje, arrestohen dy persona në Klinë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Ndonëse inspektorati komunal ia kishte ndaluar punët për ndërtimin e shtëpisë pa leje në Klinë, një gjë e tillë nuk u përfillë nga pronarët.

Ata përkundër kësaj vazhduan punët për ndërtimin pa leje të shtëpisë.

Për çka policia gjatë së hënës, në sheshin “Faruk Elezi” në Klinë ka arrestuar të dy këta persona.

E me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Sheshi ‘Faruk Elezi’, Klinë 09.11.2020 – 14:15. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit kishin vazhduar ndërtimin e shtëpisë pa leje. Ndërtimet ishin ndaluar ditë më parë edhe nga Inspektorati Komunal. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat