​Trafikohet një femër në Ferizaj, arrestohet një person dhe gjashtë të tjerë shoqërohen në polici

Kronikë e zezë

​Trafikohet një femër në Ferizaj, arrestohet një person dhe gjashtë të tjerë shoqërohen në polici

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Që nga shkurti e deri në këtë muaj (shkurt-nëntor), një femër në Ferizaj ishte viktimë e trafikimit.

Për çka një person është arrestuar në Ferizaj meqë kishte trafikuar një femër. Nga policia bëjnë të ditur se janë edhe gjashtë persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në polici me dyshimin për shërbime seksuale me viktimën.

Personi i arrestuar dyshohet që kishte manipuluar viktimën duke e trafikuar me persona të ndryshëm në lokacione të ndryshme.

Pas ekzaminimit mjekësore të viktimës në QPS Ferizaj është vërtetuar se ajo është shtatzënë.

I arrestuari lidhur me këtë rast është dërguar në mbajtje, ndërsa gjatë të dyshuarit tjerë njëri nga ta shtetas i Shqipërisë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ferizaj Shkurt-Nëntor 2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme. Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është me barrë (shtatzënë). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat