Gjendet i vdekur një 20-vjecar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 20-vjecar në Prishtinë

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

(E plotësuar21:30) - Një 20-vjeçar është gjendur pa shenje jete i shtrirë në rrugën “Skender Matallari” në kryeqytet.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën ‘Skender Matallari’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe epikën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore. Me gjithë përpjekjet, nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete. Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit. Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje. Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Një 20 vjeçar humb jetën në Matiqan, në rrethana të dyshimta 

Në orët e mbrëmjes të së martës një person ka humbur jetën në Prishtinë, saktësisht në Matiqan.

Media mëson nga burimet e veta se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, atij i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe është dërguar për në QKUK.

Por, si pasojë e lëndimeve SH.S, 20 vjeçar ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat