Për 24 orë prokuroria ngrit aktakuza kundër 83 personave

Kronikë e zezë

Për 24 orë prokuroria ngrit aktakuza kundër 83 personave

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 70 aktakuza, kundër 83 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 15 persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur gjashtë  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi të dyshuar.

Më poshtë e gjeni të plotë raportin për secilën prokurori:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për dy (2) persona, të cilët janë gjetur pa shenja jete, në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat