U paraqit në urgjencë me plagës sharre, çfarë i ndodhi 42-vjeçarit në Himarë

Kronikë e zezë

U paraqit në urgjencë me plagës sharre, çfarë i ndodhi 42-vjeçarit në Himarë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 15:28
Ilustrim

Ditën e sotme është paraqitur në urgjencën e spitalit të Himarës një person me plagë sharre. Policia ka dhënë një informacion paraprak për këtë ngjarje dhe bën të ditur se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet J.A., 42 vjeç.

Gjithashtu mësohet se 42-vjeçari është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me një tjetër person dhe është goditur me mjet prerës (sharrë).

Sipas policisë, autori i dyshuar për këtë plagosje është shtetasi me inicialet DH.G., i cili është shoqëruar në komisariat.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 11.11.2020, rreth orës 13:30, në urgjencën e Spitalit të Himarës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi J.A., 42 vjeç, banues në Himarë, pasi si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(sharrë), nga shtetasi Dh.G.

Shtetasi J.A., aktualisht ndodhet në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (sharrë).

Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore shtetasin Dh. G., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat