Hajnat thyejnë dyqanin dhe vjedhin 8 mijë euro në Sllatinë

Kronikë e zezë

Hajnat thyejnë dyqanin dhe vjedhin 8 mijë euro në Sllatinë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 20:58
Pamje nga takimi

Ky rast po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës si vjedhje e rëndë.

Shumë persona hyjnë e dalin për blerje.

Por disa vizitorë mbrëmjen e së martës i shkaktuan dëme materiale këtij marketi në Sllatinë.

Të njëjtit thyen marketin, për t’u drejtuar për te arkat.

E nga aty dyshohet se morën plot 8000 euro.

Ky rast u lajmërua në Policinë e Kosovës nga pronarja e këtij marketi.

Policia tashmë po heton rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që rasti po cilësohet si vjedhje e rëndë.

Ndërkohë nga kompani ku është kryer kjo vjedhje e rëndë, nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Por ky nuk është rasti i vetëm i vjedhjes gjatë kësaj periudhe.

Raste të ngjashme në Policinë e Kosovës vetëm për muajin tetor janë raportuar 359 raste.

Mirëpo një vit më parë numri i rasteve të paraqitura në Policinë e Kosovës për këtë vepër penale, ishte më i lartë.

Kohëve të fundit vjedhjet janë shtuar edhe nga emigrantët e huaj që janë brenda territorit të Kosovës.

Në 24 orët e fundit në Prishtinë janë lajmëruar dy raste të tilla.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një shtetas i Afganistanit ka vjedhur një xhaketë në një lokal. Ndërsa është arrestuar e dërguar në mbajtje.

Në po të njëjtën rrugë është arrestuar edhe një maroken, që kishte vjedhur një palë veshje sportive, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat