Aksident në magjistralen Prishtinë- Podujevë, rrokulliset një veturë

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë- Podujevë, rrokulliset një veturë

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 09:06
Ilustrim

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më konkretisht në fshatin Lupç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës. 

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00. Një veturë që ka qenë në lëvizje për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat