Kapen duke shkëmbyer mbi 1 kg kokainë në një lokal në plazh

Kronikë e zezë

Kapen duke shkëmbyer mbi 1 kg kokainë në një lokal në plazh

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 09:50
Gjesendet e gjetura

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës.

Tre persona janw arrestuar teksa po shkwmbenin mbi 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kokainë, informoi sot policia e Durrësit. 

 “Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë,” informoi policia.

Të arrestuar janë shtetasit me inicialet A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në Durrës.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë.

Operacioni u kodua “Pure drugs”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat