Mosmarrëveshje për pronë, shkrepen armët në Vushtrri

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje për pronë, shkrepen armët në Vushtrri

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 10:04
Foto Ilustrim

Një zënkë që ka ndodhur dje në Vushtrri gati sa nuk ka përfunduar me fatalitet.

Janë arrestuar 2 të persona dje në Vushtrri, pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar një AK 47 me dy karikatorë dhe 31 fishekë dhe një gëzhojë e armës tytëshkurtër. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit pasi janë intervistuar të dyshuarit, njëri është dërguar në mbajtje për 48 orë. Persona të lënduar nuk ka pasur.

Rasti është proceduar nga policia si “vrasje në tentativë& armëmbajtje pa leje”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat