Pas sherrit me familjen, durrsaku kanos dhe policin me pushkë

Kronikë e zezë

Pas sherrit me familjen, durrsaku kanos dhe policin me pushkë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 10:00
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme policia ka vënë në pranga 24 vjecarin me iniciale R. D., 24 vjeç, banues në Maminas për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Sipas njoftimit të policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.11.2020, rreth orës 20:00, pas një konflikti familjar, në vendin e quajtur “Liqeni i Karpenit, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pushkë, të cilën e dispononte me lejen e organeve kompetente. Menjëherë në vendngjarje janë afruar shërbimet e Policisë dhe pas thirrjes për dorëzim shtetasi R. D. nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe me armën në dorë i ka kanosur ata. Në vijim të veprimeve rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.90 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat