Tri femra nga Deçani raportojnë policinë, “Na është vjedhur telefoni dhe 1100 €”

Kronikë e zezë

Tri femra nga Deçani raportojnë policinë, “Na është vjedhur telefoni dhe 1100 €”

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Raportohet se në fshatin Strellc të Epërm- Deçan, tri femra  kanë informuar Policinë e Kosovës se nga vetura e tyre është kryer një vjedhje.

Sipas tyre, atyre iu është marrë një qante me gjëra personale: një telefon dhe rreth 1100 euro para të gatshme.

Një i dyshuar mashkull është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat