Policia arreston një burrë që i ngacmonte çdoherë në lagje

Kronikë e zezë

Policia arreston një burrë që i ngacmonte çdoherë në lagje

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 11:23
Ilustrim

Një lajm i mirë për prishtinasit që jetojnë në rrugën “Migjeni” sot është kumtuar nga Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, mbrëmë është arrestuar një mashkull i cili ngacmonte çdoherë qytetarët e kësaj lagjeje.

E pas raportimit të dy personave mbrëmë Policia ka prangosur të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje,.

“Rr. Migjeni, Prishtinë, 13.11.2020 – 15:15. Dy meshkuj  kosovar kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar i ka ngacmuar dhe kërcënuar. I njëjti në vazhdimësi ngacmon qytetarët e asaj lagjeje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat