Aksident trafiku në Dollc të Klinës, rrokulliset një veturë

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Dollc të Klinës, rrokulliset një veturë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 14 e 40 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat e aksidentit, apo nëse ka të lënduar. Por, sipas pamjeve që ka siguruar lajmi.net, shihet që është rrokullisur një veturë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia e Kosovës.

Ky aks rrugor është ndër më të rrezikshmit sa i përket aksidenteve në këtë rrugë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat