Rrahet sigurimi i QKUK-së, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Rrahet sigurimi i QKUK-së, arrestohet i dyshuari

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 18:11

Një roje  në QKUK është sulmuar mëngjesin e së premtes nga një i dyshuar i cili pas rastit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar. 

Policia njofton se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me 13.11.2020 rreth orës 07:40, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

Pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, roje i sigurimit në QKUK. 

Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. 

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për eprën lëndim i rëndë trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat