Kontrabanduesi i gjedheve në Viti godet policin me kamion duke tentuar të ikë nga arrestimi

Kronikë e zezë

Kontrabanduesi i gjedheve në Viti godet policin me kamion duke tentuar të ikë nga arrestimi

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në rrethinën e Vitisë si i dyshuar për kontrabandë me kafshë. Të njëjtit i është hapur rast edhe për shkak të lëndimit që i shkaktoi zyrtarit policor, të cilin e aksidentoi në tentativë për të ikur nga patrulla policore.

Në polici deklaruan se bëhet fjalë për 25 krerë gjedhe të konrabanduara nga origjina ende e panjohur, teksa vozitësi i kamionit me të cilin po barteshin është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, njofton Klan Kosova.

“Ai është ndalur diku në rrethinën e Vitisë dhe gjatë kontrollit është gjetur se ka një sasi të konsiderueshme të gjedhëve të gjalla që dyshohet të jenë të kontrabanduara”, ka deklaruar Ismet Hashani, Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.

Për Klan Kosova, ngjarjen e rrëfeu edhe një dëshmitar.

Ende nuk dihet se për ku ishin të destinuara kafshët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat