Tri femrave u vidhen para, telefon dhe gjëra tjera nga makina

Kronikë e zezë

Tri femrave u vidhen para, telefon dhe gjëra tjera nga makina

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 23:08
Foto Ilustrim

NJë vjedhje interesante ka ndodhur në Strellc të Epërm të Deçanit, ku nga një makinë e tri viktimav  femra janë vjedhur 1100 euro, një telefon e gjësende tjera.

Policia njofton se në fshatin Strellc i Epërm, të Komunës së Deçanit me 13.11.2020  rreth orës 15:35,  tri femra  kosovare kanë raportuar se nga vetura e tyre është vjedhur një qante me gjëra personale: një telefon dhe rreth 1100 euro para të gatshme.

Një i dysheuar mashkull  kosovar  është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën vjedhje e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat