Në kërkim për plagosje me thikë dhe aksident, dy të arrestuar në Krujë dhe Durrës

Kronikë e zezë

Në kërkim për plagosje me thikë dhe aksident, dy të arrestuar në Krujë dhe Durrës

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 09:11
Ilustrim

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 26 vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B. X, banues në fshatin Nuaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 21 maj në Fushë Krujë ka plagosur me thikë për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.

Ndërkohë policia e Durrësit arrestoi shtetasin L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, këmbësorin me iniciale F. V., 79 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat