Arrestohet prizrenasi që e rrahu dhe kërcënon nënën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet prizrenasi që e rrahu dhe kërcënon nënën e tij

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje dhe kërcënim është raportuar gjatë së hënës në komunën e Prizrenit.

Policia e Kosovës gjatë së hënës ka arrestuar një person në Randobravë të Prizrenit për veprën penale “Dhunë në familje dhe kanosje”.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat