Kalon ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, policia i konfiskon një radiolidhje

Kronikë e zezë

Kalon ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, policia i konfiskon një radiolidhje

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:21
Pika kufitare në Merdare

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit nga Serbia.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës në fshatin Tashefc një person përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur vendkalimeve kufitare, nga Serbia është futur në Kosovë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur një radiolidhje e cila më pas është konfirmuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat