Gjendet 34-vjeçari nga Peja që ishte zhdukur nga 3 nëntori

Kronikë e zezë

Gjendet 34-vjeçari nga Peja që ishte zhdukur nga 3 nëntori

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 22:19
Valon Loxha

Valon Loxha i cili është raportuar si i zhdukur nga 3 nëntori i këtij viti, është gjetur sonte në Prishtinë.

Lajmin për media e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Sipas tyre, Valoni është gjetur në Prishtinë dhe tani ata po shkojnë që të takohen me të.

Familja i falënderon të gjithë qytetarët që bashkëpunuan dhe i ndihmuan që ta lokalizojnë vendndodhjen e 34-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat